Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A mund të ketë shërim fëmija im?

Pershendetje doktoreshe, jam nje nene e re dhe kam 2 femije. Djalin e dyte e kam 2 vjet e 11 muaj. Jam shume e brengosur per femijen tim sepse ne moshen 1 vjec e gjysem per here te pare e kap si lloj simptome te epilepsise dmth pa vetedije, shkume nga goja, syte i jane rrotulluar perpjete, ngjyra e lekures i nderrohet paksa dhe trupi i ftohur (zbehur). Nuk i ngrihet trupi po vetem se i luhatet ngapak, me pas zgjat 5-10 min. dhe kur e leshon vjell dhe dalengadale fillon te kfillet por eshte pak me i lodhur. Pra, qe 1 vit e gjysem e kap cdo 3 muaj me radhe dhe gjithmone i ka ndodhur kur kishte temperature 38-39. Kam qene te mjeku ktu ne Ch dhe me kane thene qe mund te kete nje lloj semundje qe thuhet `ethet e temperatures' dhe qe deri ne moshen 5 vjecare eshte normale qe te ndodhe mirepo kur e kemi bere EEG tek neurologia me ka thene qe djali ka 4 defekte ne tru-epilepsi, dhe me ka keshilluar nje medikament per kete semundje mirepo edhe pse po e merr kete sirup nuk po ka efekt (ndersa kur e kemi bere EEG e dyte nuk i ka dale asnje defekt vogelushit tim), por prapeseprape po i ndodhe po e njejta. Te lutem doktoreshe cfare preferon te bej, apo ke ndonje lloj terapie qe ma kishe preferuar pasi qe edhe tek mjeket ketu ne Ch jam zhgenjyer tej mase dhe jam shume e shqetesuar per pasojat e mevonshme te femijes tim, tani me kam hequr dore edhe nga puna vetem e vetem te jem me afer tij. Te lutem nese ke sado pak ndonje pergjigje te me ndihmosh apo edhe nese je ne dijeni per kete lloj semundje. Te pershendes perzemersisht, Aferdita.

Afërdita (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Aferdita!

E kuptoj deshperimin tuaj, por jo sa here deshton nje terapi ajo eshte jo e duhura!

Ju me shkruani se kriza e pare eshte provokuar kur femija ka qene pa temperature dhe eshte e nevojshme qe femija te marre trajtimin me antiepileptike.

Vatrat e epilepsise jane qendra qe bejne shkarkesa qe provokojne te dridhurat dhe stimuj te ndryshem si cpimi (injeksionet), stresi dhe aq me teper temperatura mund ti ngacmojne dhe te provokojne kriza.

Duke qene se krizat e femijes suaj stimulohen nga temperatura ne ditet qe ai ka temperature duhet qe te perdorni paracetamol qe ne momentin kur temperatura eshte 37.5 dhe jo 38, dhe ti jepni ne keto dite edhe Diazepam 2 here ne dite nga 2 mg. Nderkohe mos harroni sirupin qe ju ka pershkruar neuropediatia.

Shpresoj qe tju kem ndihmuar sado pak.

Ps. Me rishkruani.

/komuniteti