Problem me grykët
Ilda
(15 vite më parë)
Pershendetje Ilda !
Infeksionet e grykes jane te shpeshta ne moshen e femijes suaj pasi indi limfoid i tosilave mer funksionin e plote te tij dhe tonsilat behen barriera e pare per parandalimin e perhapjes se infeksionit me poshte ne rruget e frymemarrjes!
Do tju keshilloja berjen e nje kulture te fytit per Steptokok dhe ne varesi te pergjigjes konsultohuni me pediatrin per marrjen e ekzaminimeve te tjera dhe nje trajtim nqs eshte e nevojshme.
Pershendetje doktoreshe. Kam nje vajze 3 vjec dhe shpesh kur fle naten i zihen hundet. Gjate dites eshte shume normal. Kjo gje i shkakton problem tek gryket qe i shoqerohet me temperature. I kam bere vizite per ndonje problem ne hunde por pergjigjja eshte qe eshte shume normal si femije. Ambienti ku ajo fle eshte shume normal dhe i rehatshem (as me lageshtire dhe as me temperature te larte). Problem me i madh qe kam eshte qe shpesh i shfaqen problem me gryket se i skuqen. Duke mare ne konsiderate shqetesimin tim jam ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj.