Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashtëqitja e fortë te fëmija - (Kapsllëku)

Pershendetje e nderuar, kam nje pyetje per vajzen time, qe eshte 18 muajshe qe nga muaji i 7-8 eshte ne jashteqitje te forte, kam provu lengje te ndryshme, si te dardhes, te kumbulles, etj por si kane ndimuar, kurse tash ka filluar edhe te qaj nganjehere, nuk po di cfare te bej, do kisha deshire te merrja dhe mendimin e juaj! Ju flm per mirekuptim.

Linda (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Linda!

Shpesh jashteqitja e forte lidhet me gabimet e dietes, pergjithesisht me dieten e varfer ne fibra, pa shume perime, apo kur permban me teper brumera.

Pra eshte e rendesishme te balancohet dieta, pasi shoh qe problemet kane nisur me fillimin e ushqyerjes.

Nqs defekimi behet i dhimbshem atehere mund te provoni te perdorni Laktuloze nga goja te pakten 2 here ne dite, por jo me teper se nje jave.

Nqs edhe kjo metode nuk ju jep rezultat atehere konsultohuni me nje mjek gastrohepatolog pediater.

/komuniteti