Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pse vajza ime ende nuk ec?

E kam vajzen 14 muajshe po hala nuk po ec,,po rrin vet ama as ni hap hala se ka qit,,a eshte shqetesuese edhe a duhet me dergu te pediatri,,,paraprakisht faleminderit...

Mimoza Haziri (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Mimoza

Mos u merakosni në rast se foshnja juaj vonohet me ecjen në këmbët e veta. Numër i madh i foshnjeve plotësisht normale fillojnë të ecën diku rreth moshës 16 deri 17 muajshe .

Mos u shqetësoni në rast se foshnja juaj vonohet pak, por vetëm në rast se ai mbetet mbrapa në mënyrë të theksuar me zhvillim, dhe në këtë rast konsultohuni me mjekun.

Gjithë të mirat.

/komuniteti