Djali nuk han sa duhet!
Ani Jani
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ani Aj
Problemet me të cilat ju ballafaqoheni janë probleme jo të rralla edhe të nënave të tjera. Ushqimi megjithatë duhet të paraqet një lloj argëtimi dhe jo imponimi.
Jo rastësisht rekomandohet që fëmijët mundësisht të ushqehen në shoqërim të bashkë familjarëve ose edhe të bashkë moshatarëve duke respektuar dëshirën e tyre në përzgjedhjen e llojit të ushqimit dhe mënyrës së të ushqyerit.
Paraprakisht duhet të hulumtohen, të përjashtohen ose trajtohen problemet e vërteta shëndetësore si anemia, infeksionet, etj... me që ju e keni konstatuar aneminë, atëherë ky mund të jetë shkaku i refuzimit të ushqimit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha niketa deshta tju bejn pytjen lidhur me djalin ....E kam djalin afer 23 muaj dhe shum em zor han nuk han si duhet ,pasqyren e gjakut ja kam be me kan then qe i ka dal nje anemi shum e lehte....Per anemi nuk jam duke i perdorur asgje i kam perdorur me heret sirup feretin oti ....Vitamin i kam dhen pikovit ,feredox po asnje ndryshim tash jam duke i perdor sirup picofer c nje her ne dit 5 ml....Diten qumsht nuk i jap naten pin shum qumsht...Ju lutem me kshilloni cfar te bejn kam stres shum te madh qe nuk han ....Peshon 11.500kg....Me tregoni qfar te bej me te .....Mos eshte me gjen sepse me kan treguar per babin e tij qe deri ne 11 vjet vetem qumsht dhe caj ka pi....Gjitha te mirat per ty ....