Vështirësi në jashtëqitje
Linda Linda
(13 vite më parë)
Përshëndetje Linda
Bebi juaj mund të dalë jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë. Nëse nuk del një kohë më të gjatë duhet të konsultoheni me pediatrin e bebit tuaj.
Ndërsa nëse bebi juaj kthen shumë atëherë ka mundësi të jetë alergjik në qumësht apo intolerant në laktozë. Bëni mirë ta bisedoni me pediatrin e bebit tuaj këtë qështje, në mënyrë që të gjendet shkaku sa më shpejtë ose të gjeni cfarë i përshtatet foshnjes tuaj dhe të ndiqni më pas udhëzimet në lidhje me qumështin.
Gjithë të mirat.
Pershendetje kam djalin 7 javesh e ushqej vetem me qumsht gjiri shqetsimi im eshte se ka dy jav qe nuk del jasht fare ne pampers gjithmon me duhet ta zhvesh edhe ti ndihmoj del shum me veshtrisi barkun e ka shum te forte edhe gjithashtu kthen shum a jan normale keto a mund ti ket nga verdheza sepse ende e ka verdhezen mjaft te theksuar ne pesh eshte shum mir ka lindur 4.380 ndersa tash peshon 6.400 me jepni nje mendin ju lutem.