Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth dhëmbëve poshtë

Peshendetje dr.desha edhe tju pyse,djali im i ka 9 muaj e 8 dite sot,pyetja ime pse nuk i kan dal dhembet nalt vetyem posht dy i kan dal kur i ka mbush 7 muaj,,a ka vend per shqetsim,,,edhe jam duke e ushqyer me qumsht alpsko 3.5 a eshte i mire deri ne 6 muaj kam perdor hipp ..

Lina Lina (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Lina

Se pari dalin dy dhembet poshte ne mes, pastaj dy dhembet lart ne mes, pastaj ata anash dhe pastaj ata krejtesisht ne fund. Keshtu qe mos u brengosni pa arsye.

Sipas rekomandimeve shendetesore foshnja deri ne moshen 12 muajshe duhet te ushqehet me qumesht gjiri ose qumesht formule per foshnje.Nuk e mohoj se per shkaqe te ndryshme shume prinder foshnjet e tyre ne moshen pas 6 muajshe fillojne ti ushqejne me qumesht te zakonshem (qumesht komercial). Nese ata e bejne kete ,qumeshti i foshnjes deri ne moshen 2 vjeqare duhet te jete yndyre plote(3,2%...3,5%).

Gjithe te mirat.

/komuniteti