Shqetësimet e daljes së dhëmbëve
Anisa Gjapi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Anisa,
Jepni fëmijës suaj ndonjë gjë që ta përtypë, gomën për kruarjen e dhëmbëve apo ndonjë leckë të ftohtë të lagur dhe të pastër. Në rast së fëmija juaj është i rritur dhe mund të hajë ushqim ca më të fortë, ai mund të gjej ca lehtësim dhe me ca ushqime të ftohta siç janë salca e mollës ose jogurti. Poashtu duke fërkuar me gishtin tuaj në mënyrë të butë mbi mishin lënduar të dhëmbëve të fëmijës suaj mund të ja qetësojë dhimbjen përkohësisht.
Në qoftë se këto metoda nuk kanë efekt atëherë mjekët rekomandojnë që fëmijës suaj ti jepni një dozë të vogël të ilaçit për fëmijë për qetësimin e dhimbjeve por këshillohuni me mjekun para se ti jepni çfarë do lloj ilaçi fëmijës suaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje i nderuar!Kam vajzen 1 vjece e pak muaji dhe darkave nuk ben gjume te mire,nga dhembet.Ka shume siklet,e zgjohet cdo 1 ore ose me shpesh.Xheli nuk i ben asnje efekt.A ti perdor supost,dhe nese po cilin prej tyre e sa mg.Vajza peshon 11 kg.Gjithe te mirat.