Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashteqitja e djalit

Persh.djali esht 13muajsh ka pir deri tani qumesh formul,,por ka pak dit qe i kam flluar qumesh lope,,pai nderprer qum.formul.e ushqej me peme,fruta,perdit.por ka 4dit qe ska dalur jashqitje shtrengohet aq shum sa nxiet ne fytyre..pemet ja kam gatuar dhe me vaj ulliri,,pa mish keto dite.

Rena Kurti (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Rena

Dieta përkatëse me përmbajtje të shtuar të fluideve është mënyra më e mirë e rregullimit të jashtëqitjes.Me fluide nënkuptojmë gjithçka është e lëngëshme duke filluar nga sasia e mjaftueshme e ujit të pijes, çajrave bimore, lëngjeve të pemëve, supës, çorbave etj. Po ashtu të preferuara janë: dardha, kumbulla, kivi, fiku, cerealiet, fibrat,...etj. Duhet redukuar në ushqim bananen, patatet, keksat, orizin, ushqimet e shpejta dhe të thata.

Gjithë të mirat.

/komuniteti