Kam vajzën 2 vjecare, desha të pyes si mund ta ndaj nga gjiri?
Merita Meha
(13 vite më parë)
Përshëndetje Merita,
Largimi i fëmijës nga gjiri duhet të bëhet gradualisht. Kjo do të thotë se çdo vakt i hequr me qumësht gjiri të zëvendësohet me qumesht komercial. Optimal do ishte, që koha e heqjes së një vakti të jetë nga 1 deri në 2 javë. Pas kësaj hiqet edhe një vakt tjetër. Kështu vazhdohet deri në largimin e çdo vakti të fëmijës, me qumësht gjiri.
Në situatën e ndodhur, shtimi normal në peshë i fëmijës është i rëndësishëm, ashtu siç është e rëndësishme që konsultat me mjekun pediatër nuk duhet t’i shkëpusni.
Emri i preparatit që duhet të marësh për të ndaluar qumështin, është bromokriptin.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh kam vajzen 2 vjeqare kam deshir te ndaj nga gjiri qfar metode me preferoni me perdor ngase une provoj te ngeli shtatzane vajza pin shum gji edhe diten edhe naten mirpo ushqim shum pak han se shum habitet duke pi gji cila esht menyra ma e mir e ndarjes nga gjiri?