Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

E verdha e vezës

Pershendetje doktor kam djalin 1 vit mika mbushur tash por eshte anemi"pagjaksi" a ben ti jap te verdhen e ves ne mengjes me nje got qumsht lope dhe nje lugte vogel mjalt..Theksoj djalin ekam ngji por prej mujit 8 ka mbet pagjaksi..Rrespekt..

******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Shqipe

Patjetër që mundeni, madje tani mund ti jepni tërë vezën nëse nuk ia keni dhënë deri më tani. Inkurajoni fëmiun që të konsumojë ushqime që përmbajnë shumë hekur. Burimet e mira të hekurit përfshijnë ushqimet e fortifikuara me hekur, ajka e grurit dhe drithërat tjera, mish i kuq pa dhjamë, fasulet e thata, drithë i padëmtuar, vezët (sidomos të verdhat e vezës), frutat e thata duke përfshirë rrushin e thatë, kajsitë dhe kumbullat.

Gjithë të mirat.

******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)
ju falemderit shummm

/komuniteti