javë pas jave
Përshëndetje Lule
Ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell i foshnjeve dhe fëmijëve deri në moshën 12 muajshe nuk është i preferuar për shkak të insolacionit (goditjes së diellit), dëmtimeve (djegieve) të mundëshme të lëkurës shumë të ndieshme të tyre, tejngrohjes etj...
Poashtu edhe zhytja në det dhe mundësia e gëlltitjes së rastësishme të ujit të detit kërcënon me çrregullime të rrugëve të sipërme respiratore (hunda, fyti, veshi) dhe atyre gastrointestinale. Pushimet verore me foshnjen 4 muajshe , duke pasur parasysh të gjitha të lartëpërmendurat , nuk janë të ndaluara, por më tepër do t'i përngjajnë një sfide me shumë kujdes dhe kufizime se sa një pushimi veror të praktikuar më parë.
Për më tepër mund të lexoni në portalin tonë:
http://www.bebaime.com/udh-timi/si-te-pregatitemi-per-pushimet-e-para-me-bebin
Gjithë të mirat.


Pershendetje a lejohet me shku ne pushim gjat muajit te shtatorit sepse bebin ateher e kam 4muaj a mundet te kete ndonje pengese pres pergjigje ju lutem...