Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Bebi im nuk ngopet

Pershendetje doktor,kam lindur ne javen e 36,tani femiu im ka 1 muaj,e ushqej me qumesht gjiri mirpo edhe pse shume shpesh e ushqej me duket qe nuk po i del ,nevojat po i kryn shpesh ,por po e hape gojen sikur mos me u ngop,me qfar qumshti shtese mund ta ushqej ,flm per mirekuptim ,gjith te mirat!

Hana Alijaj (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Hana

Për te kuptuar nëse fëmija juaj ngopet ose jo, duhet ta peshoni të paktën një herë në javë, fillimisht sa të siguroheni se po shton mirë. Nëse qumështi i gjirit është vërtetë i pamjaftueshëm, ju mund të vazhdoni ushqyerjen me qumesht shtesë. Pastaj rreth emrit komercial konsultohuni me pediatrin e femijes tuaj.

Për të kuptuar më mirë se ai mjafton fëmijës tuaj qumështi i gjirit, shenjat paralajmëruese, sa shpesh dhe çfarë sasie duhet të pijë, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/gjidhenja/si-mund-ta-kuptoni-nese-foshnjes-suaj-i-mjafton-qumeshti-i-gjiut-

Gjithë të mirat.

/komuniteti