Femia belbezon
Nimete Zogaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Nimete,
Shumë fëmijë të vegjël kalojnë përmes kësaj faze në mes të moshës 2 dhe 5 vjec, kur belbëzojnë duke përsëritur disa rrokje, fjalë apo fraza, duke i zgjatur ato apo duke i ndaluar, apo duke mos bërë zë për tinguj apo rrokje të caktuara.Në shumë raste, belbëzimi largohet vetvetiu gjer në moshën 5 vjeç; tek disa të tjerë zgjat më shumë.
Nëse fëmija juaj është 5 vjeç dhe ende belbëzon, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj, si dhe mundësisht me një logoped.
Gjithë të mirat.
Kam vjzen tre vjet e tre muaj ka nje muaj qe kur flet her pas here e perserit disa her te njejten fjal deri sa ta thot si pershbull nese don te thot fjalen une e perserit disa her un un un e keshtu me radh ju lutem te me jepni mendimin tuaj lidhur me ket shqetesim?