Me cfare te filloj ta ushqej foshnjen?
Njomza Njomza
(13 vite më parë)
Përshëndetje Laureta,
Preferohet që ushqyerja për foshnjen 4 muajshe të fillohet me drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme dhe drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.
Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.
Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktor.. deshta te ju pyes tani qe djali i ka mbushur 4 muaj a mundem te filloj ta ushqej perveq qumshtit me ndonje ushqim tjeter nese po me qfare apo qfare sasie.. gjithashtu a duhet ti jap uj apo ndonje qaj apo ndonje lenge te pemve.. faleminderit shume.