Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Temperatura e bebit tim

Pershendetje! djali im ka lindur me 16 prill eshte vetem 2 javesh, por jam bere merak pasi sot ne mengjes pati temperature deri ne 37, une i bera vetem nje banje me uje te ngrohte dhe nuk i perdora asgje tjeter. Ju lutem cme sugjeroni ne rast se do kete prape temperature pasi nuk di si te veproj se e kam femijen e pare dhe jam shume ne stres ?Sa eshte temperatura normale e trupit per nje foshnje? Flm.

Adela Koci Metani (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Adela

Temperatura mbi 37.3 fillimisht trajtohen përmes ajrosjes (freskimit) të dhomës, largimit të mbulojave dhe rrobave të tepruara, shpeshtimit të pirjeve të gjirit.

Nëse të gjitha këto nuk rezultojnë me zbritjen e temperaturës, e në veçanti nëse temperatura e matur nën sqetull e kalon 38.5 atëherë duhet ordinuar Paracetamoli në dozat përkatëse për peshën gjegjësisht moshën e foshnjes.

Në ndërkohë gjithsesi duhet kontaktuar pediatri, për të vlerësuar gjendjen e bebit tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti