Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kohezgjatja e ushqyerjes me gji, sa?

Pershendetje dr. Niketa, Kam djalin 10 ditesh, e ushqej me gji, si mund ta kuptoj kur ai ngopet, dhe sa nevoje ka per te pire? Zakonisht 10-15 minuta e mbaj ne gji. Po tani qe rriten temperaturat a mund ti jap uje? Flm!

Anila Kotja (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Anila

Kjo është një pyetje e zakonshme për nënat e reja që ushqejnë me qumësht gjiu. Për të mësuar më shumë rreth shqetësimit tuaj, ju rekomandoj të lexoni artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/gjidhenja/si-mund-ta-kuptoni-nese-foshnjes-suaj-i-mjafton-qumeshti-i-gjiut-

Qumështi i nënës në gjashtë muajt e parë të jetës përmbush të gjitha nevojat nutritive dhe nevojat për lëngje sepse përmban 88 % ujë dhe i siguron foshnjes energji të mjaftueshme, prandaj në muajt e parë të jetës, foshnja nuk ka nevojë për ujë shtesë, vetëm nëse këtë iu këshillon pediatri.

Prisni gjashtë muaj para se ti jepni foshnjes ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Ideale do te ishte që foshnja të pijë disa pika ujë pas ushqimit dhe asesi para, që të mos ndihet e mbushur para ushqimit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti