Femija im djersin shume
Samiela Berberi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Samiela
Mbingrohja e dhomës dhe veshja e tepruar jane shkaktarët më shpeshtë të djersitjes së shtuar tek foshnjet. Temperatura e dhomës duhet të jetë në mes 18-22 gradë celsius, ndërsa foshnjet duhet veshur me një shtresë rroba më shumë se të rriturit. Jo rrallë prindërit e rinj duke pasur frikë nga ftohja eventuale, bëjnë mbingrohjen e foshnjeve të tyre.
Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm, për të marrë informacion mbi djersitjen tek fëmijët:
http://www.bebaime.com/keshilla/djersitja-tek-foshnjat-
Gjithë të mirat.
Duke ju falenderuar pa mase per keshillat dhe punene tuaj kaq te vyer, desha tju drejtoj pyetjen time. Femija im 16 muajsh djersin shume. Ndoshta ketu ska asgje per tu shqetesuar, por dua te di nese eshte normale kjo situate. Ai djersin kur fle, kur pi apo sado pak te levizi, cfaredo gjeje te jete duke bere, edhe kur eshte luajtur ulur, edhe pse e vesh shume lehte per te fjetur ai prape se prape djersin. Me kane thene qe kjo mund te jete shkak i mungeses se vitamines D. Une i kam perdorur Oleovit D3 kur ka qene me i vogel. Ju lutem me thoni dicka me shume nese mundeni. Ju falenderoj ne advance!