Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Si t`ia heq gjirin femijes?

Prsh doktorresh kam nje djal 22 muajsh dhe akoma nuk ia kam heq qumeshtin e gjirit tani dua tia heq por nuk e di si te veproj, ai gjat gjith kohes kerkon qe te pij. kisha nevoj per mendimin tuaj si te veproj?

Meri Meri (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Merita,

Largimi i fëmijës nga gjiri duhet të bëhet gradualisht. Kjo do të thotë se çdo vakt i hequr me qumësht gjiri të zëvendësohet me qumesht komercial. Optimal do ishte, që koha e heqjes së një vakti të jetë nga 1 deri në 2 javë. Pas kësaj hiqet edhe një vakt tjetër. Kështu vazhdohet deri në largimin e çdo vakti të fëmijës, me qumësht gjiri.

Në situatën e ndodhur, shtimi normal në peshë i fëmijës është i rëndësishëm, ashtu siç është e rëndësishme që konsultat me mjekun pediatër nuk duhet t’i shkëpusni.

Emri i preparatit që duhet të marësh për të ndaluar qumështin, është bromokriptin.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti