Bubat apo krimbat tek femijet
Sala Gashi Loku
(13 vite më parë)
Pershendetje Sala
Per te mesuar me shume rreth simptomave dhe shkaktareve te krijimit te bubave apo krimbave tek femijet, ju rekomandoj te lexoni artikullin ne linkun e meposhtem:
http://www.bebaime.com/udhezues-shendeti-semundjet/oksiuriaza-krimbat-
Gjithe te mirat.
Pershendetje Dr. A keni mundesi te me tregoni per shkaktaret e mundshem te bubave ne bark te femijeve, si dhe per simptomat qe mund t'i verejme nese i kane apo jo. Me disa simptoma qe i kam degjuar nga nenat (nese jane te verteta ato), te gjitha i ka djali im, mirepo sot ia dergova nevojen per analiza dhe doli qe nuk ka parazit prezent, por tha qe duhet te perseritet 3 dite rend analiza. Sa ka mundesi qe mos te verehen parazitet nga kjo analize edhe nese e dergoj 3 dite. Psh. disa nga simptomat qe me kane thene qe i kane femijet me buba ne bark dhe qe i ka djali im jane: I rrin barku shume i fryre gati gjithe kohen, edhe kur nuk han asgje, i kruan shume hundet, shume rrotullohet apo perpjeket deri sa e ze gjumi dhe shumicen e kohes flen vetem ne bark. Gjithashtu edhe nuk po shton ne peshe, gati qe 10 muaj i ka 10-11 kg, tani eshe 20 muajsh. Me falni qe e zgjata por jam e shqetesuar rreth kesaj ceshtje. Pune te mbare. Iu falenderoj paraprakisht.