Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Bubat apo krimbat tek femijet

Pershendetje Dr. A keni mundesi te me tregoni per shkaktaret e mundshem te bubave ne bark te femijeve, si dhe per simptomat qe mund t'i verejme nese i kane apo jo. Me disa simptoma qe i kam degjuar nga nenat (nese jane te verteta ato), te gjitha i ka djali im, mirepo sot ia dergova nevojen per analiza dhe doli qe nuk ka parazit prezent, por tha qe duhet te perseritet 3 dite rend analiza. Sa ka mundesi qe mos te verehen parazitet nga kjo analize edhe nese e dergoj 3 dite. Psh. disa nga simptomat qe me kane thene qe i kane femijet me buba ne bark dhe qe i ka djali im jane: I rrin barku shume i fryre gati gjithe kohen, edhe kur nuk han asgje, i kruan shume hundet, shume rrotullohet apo perpjeket deri sa e ze gjumi dhe shumicen e kohes flen vetem ne bark. Gjithashtu edhe nuk po shton ne peshe, gati qe 10 muaj i ka 10-11 kg, tani eshe 20 muajsh. Me falni qe e zgjata por jam e shqetesuar rreth kesaj ceshtje. Pune te mbare. Iu falenderoj paraprakisht.

Sala Gashi Loku (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Sala,

Krimbat e ndryshëm mund ta sulmojnë organizimin e njeriut, e në mesin e tyre bëjnë pjesë parazitët e vendosur në regjionin e zorrëve. Larvavat e krimbave janë krimba të vegjël, të
bardhë rreth 1cm të gjatë, të cilët kryesisht i atakojnë fëmijët. Infektimi bëhet përmes pluhurit
apo përmes artikujve ushqimor të papastruar. Krimbat e gjinisë femërore natën dalin nga anusi dhe i lanë vezët e tyre në rajonin anal. Paraqitet kruarja ku përveq kruarjes mund të paraqitet humbja e peshës si në rastin tuaj apo ndezja e zorrëve apo e organeve gjenitale.

Shkaktarët e mundshëm janë ushqimi nga mishi i papërpunuar/papjekur apo gjysmë i papërpunuar ose nga mishi i peshkut, dredhëzat dhe këpurdhat e egra të papastruara, konsumimi i pemëve, i perimeve të papjekura apo i sallatës së papjekur, infektimi përmes artikujve të krimbur - mykur nga pluhuri. Tek kontakti i drejtëpërdrejtë i fëmijëve me bashkëlojtarët e tyre të lojërave, krimbat kanë kontakt direkt me ektremitetet e njerëzve dhe shtazëve.

Duhet vizituar fëmijën tek mjeku dhe më pas ti bëhen kontrollat (me analiza të duhura) në bazë të së cilave mjeku e konstaton problemin dhe llojin se cfarë infektimi është, atëherë ai ju propozon terapinë e duhur. Nëse ju e keni bërë analizën atëherë do ju këshilloja ta përsërisni edhe njëherë, në të kundërtën nëse rezulton negative atëherë duhet gjetur shkakun e shqetësimeve tuaja duke u konsultuar në vazhdimësi me mjekun.

Gjithë të mirat.

Betim (7 vite më parë)
Pershendetje Doktorr deshta tju pys per djalin ekom 14 vjet edhe ka buba jakom bo analizen edhe em kadal qe ka po djali ka dhimbje barku te medha kur te del jashte qitje po ka edhe djeksim ne te nene shum po hapat per buba ika pi niher 6 qopa mandej mas dy jave edhe 6 ika pi po en spital ne gjakove ekam pas uduke mi jap upijum per mi venu ne gjum prej dhimtve te medhaja te barkut shka munes mem sygjeru per kit pun apo me ardhe tek ju vetem naj numer te telefonit mema jap te jujin edhe adresen ku muj me ardhe ju pershendes Doktorre pres pergjigje prej jush
Dorina ca (8 vite më parë)
Pershendetje doktor!!Doja tju pyesja ne lidhje me djalin tim 7 vjecar!!mendoj se ka krimba ne zorre sepse ka kruarje,barku i ri i fryre gjithe kohes,eshte 32 kg,ka shume oreks,kerkon cdo nje ore te ha,mirepo ka dhe shpesh here dhimbje barku dhe ndonjehere edhe te vjella..cfare me sygjeroni ju lutem??ju falenderoj
arizona (10 vite më parë)
Desha ta boj ni pytje dr. nuk e di a i ka femija im bubat ne stomak por naten flen ma shum n bark edhe nuk po shton pesh hiq qe 5 muj e ka peshen 8.50 qitash i ka mbush 1 vjet edhe me hanger shum pak po han. Ja kom. ba ni ultraza t barkut se shum ka pas problem me kaps asgje nuk me ka ndihmu perveq shamponav n barnator e tash jom tu ja perdor ni shurup per pagjaksi e esht ka i nimon shum per kaps qe ka mundesi mu pergjigje kalo mir .
anjaa (10 vite më parë)
Pershendejte. Jam 18 vjeqare dhe mkan dal hemoriodet edhe mdalin veq gjat nates edhe pom dalin bubat.a muj me.dit pse.edhe qysh sherohen kto dya?

/komuniteti