Si mund ta dije a po i mjafton qumeshti i gjirit bebit tim?
T L
(13 vite më parë)
Përshëndetje Tija
Për të ditur nëse bebit tuaj i mjafton qumështi i gjirit atëherë ju do vëreni disa nga shenjat, si psh. gjinjtë tuaj do ti ndjeni më të butë pas gjidhënjes sepse foshnja juaj i ka zbrazur qumështin nga i cili kanë qenë të fryer, pas ushqyerjes, foshnja juaj duket më e relaksuar dhe e kënaqur, foshnja juaj do të vazhdojë të fitojë në peshë, do ti lag gjashtë gjer në tetë pelena në ditë, gjatë muajit të parë, foshnja juaj do të dalë jashtë për nevojë rreth 3 herë në ditë apo më shumë pastaj do të bëhen më pak të shpeshta daljet kur të jetë një muajshe. Mendoj që këto shenja ju mjaftojnë për tju orientuar sadopak nëse bebit tuaj po i mjafton qumështi i gjirit. Në të kundërtën duhet ti jepni shtesë!
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr. Niketa koliçi, Vajzen e kam lind qe 3 jav e ushqej vetem me qumsht gjiri por nuk e dij se a po i mjafton sepse gjith kohen deshiron ta mbaj ne gji..Pytja ime eshte se si mund ta di a po i mjafton qumshti i gjirit a po duhet me i dhan edhe shtes?? Faleminderit,,tija