Refuzimi i ushqimit
Arjana Krasniqi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Arjana
Problemet me të cilat ju ballafaqoheni janë probleme jo të rralla edhe të nënave të tjera. Ushqimi megjithatë duhet të paraqet një lloj argëtimi dhe jo imponimi. Jo rastësisht rekomandohet që fëmijët mundësisht të ushqehen në shoqërim të bashkë familjarëve ose edhe të bashkë moshatarëve duke respektuar dëshirën e tyre në përzgjedhjen e llojit të ushqimit dhe mënyrës së të ushqyerit.
Paraprakisht duhet të hulumtohen, të përjashtohen ose trajtohen problemet e vërteta shëndetësore si anemia, infeksionet, etj...
Gjithë të mirat.
Mirembrema doktoresh e kam vajzen 16 muajshe nuk ka apetit fare ushqimin e mban ne goj mduhet qe me shishe me uj me ja shty qdo lug a esht e demshme qe qdo ushqim ti shtyhet me uj se perndryshe e mban ne goj ose e vjell i kom jep edhe pikovit por kot ju lutem qfar me keshilloni te bej flm per mirkuptim.