E shqetesuar per peshen e vajzes!
Laureta Shtavica-bytyqi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Laureta
Me aq sa shkruani vajza juaj duket mirë me peshën e saj. Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë.
Ju rekomandoj të përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.
Çdo të mirë.
Pershendetje doktoresh Vajza ime eshte 9 muaj e 2 jave dhe peshon 8.6kg . Vajza ka lindur me peshe 3.650kg. A eshte kjo peshe normale per peshen e saj.Vajzen e kam ne gji mirepo jam shum e shqetesuar sepse pi shume pak , shume rralle ndersa ushimet pothuajse nuk i ha aspak me shume mundim arrij ti jap ndonje lug. A ka arsye per shqetesim?