Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kam vajzen 20 muajshe. Kur mund tia heq pampersin?

Pershendetje,kam vajzen 20 muajshe dhe doja te dija kur eshte koha e duhur per ti hequr pampersin dhe si te veproj,ta mesoj me uturak apo ne tualet?

Erta Kristo (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Erta

Nuk ka moshë magjike për të sinjalizuar kohën ideale për të filluar procesin e trajnimit të tualetit. Disa fëmijë zhvillojnë aftësitë e nevojshme fizike dhe njohëse shumë më shpejt që me 18 - 24 muaj, ndërsa të tjerët nuk janë të gatshëm deri sa të bëhen 3 apo 4 vjeç (djemtë janë shpesh më të vonshëm se vajzat). Disa fëmijë trajnohen për disa ditë, përderisa disa të tjerëve mund të ju duhet edhe një vit apo më shumë.

Në momentin që fëmija juaj përdorë oturakun rregullisht, filloni gradualisht të kaloni nga panolinat në brekë gjatë ditës. Në parapregatitje për parashkollorë, ju poashtu mund të filloni ti ndihmoni fëmijës tuaj të kalojë nga oturaku në tualet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti