Dredheza ne ushqim
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi
Përshëndetje Edita,
Luleshtrydhet janë një nga ushqimet të cilat më së shpeshti janë përgjegjëse për reaksionet alergjike, prandaj rekomandohet që fëmijëve t`u jepen vetëm pas moshës 12 muajshe.
Ju mund ti jepni fëmijës tuaj banane, pjeshka, dardha, molla, avokado, mango... të prera në copëza shumë të vogla apo ne formë pureje, por keni kujdes edhe me frutat që mos ta teproni, sepse sasia e tepërt e frutave mund të shkaktojë diarre tek foshnjat.
Të uroj çdo të mirë.
(13 vite më parë)
Flm shummm dr selim ju pershendes..


Pershendetje doktorr kam djalin 7 muaj desha tju pyes se a guxoj mi dhen dredheza te fresketa , bananen mollen dhe dardhen ja bluaj ne blender dhe ja dho , cilat pem muj me ja dhon perpos ketyre dhe per dredhezen a ben apo jo ju falenderoj shumm..