Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Si t'ja bej per bebin?

Kam djalin 6 muaj e gjys e mua me duhet te shkoj ne pune, a paraqet problem nese femija nuk pin qumsht gjiri gati 12 ore , vetem naten 12 ore tjera, sepse llojet tjera te qumshtit nuk i don kurrsesi. por se ushqimin e han mire. falemnderit shume

Shukrije S. U (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Shukrije,

Nëse jetoni afër punës apo keni ndonjë kujdestare fëmijësh, ju mund të bëni pushime/pauza për të ushqyer foshnjen me gji. Zgjidhje tjetër është se ju mund të mbledhni qumështin nga gjiu me anë të pompës së gjirit. Ruani qumështin e mbledhur dhe mund tia jepni kujdestares së fëmiut, apo nëse ju nuk mund të pomponi qumështin nga gjiu apo nuk doni, ju mund të filloni të zëvendësoni gradualisht ushqimet ditore me formulë përderisa jeni në punë, ndërsa në shtëpi të vazhdoni të ushqeni me gji.

Por mbani në mend që nëse nuk pomponi gjiun gjatë ditës, furnizimi me qumësht do të fillojë të iu pakësohet!

Gjithë të mirat.

besamira (13 vite më parë)
kam djalin 3 muaj e ushqej me gji po me duket se nuk po i mjafton a muj me fillu mej dhan me ngren

/komuniteti