Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Foshnja nuk kryen nevojen pa microklizma!

Pershendetje dr. Kam foshnjen 15 javesh. Eshte femiju i pare. Ka problem me jashteqitje afer dy muaj. Nuk kryen nevojat 9-10 dite deri sa ti aplikoj microklizat. Kam perdorur vaj ulliri, vaj ricini, pure dardhe por me kot vetem e mundojshin me shume. Qane shume deri sa te kryen nevojen jam e shqetesuar per rrezikun e aplikimit te shpeshte te microklizmat. A mund te me ndihmoni me ndonje alternative tjeter. Foshnja ushqehet vetem me qumesht gjiri. Flm shume.

Pranvera Kolshi - Zhjeqi (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Pranvera,

Mikroklizmat nuk duhet të përdoren shpesh, edhe pse mund të përdoren pa rekomandim të mjekut. Por si në rastin tuaj, ju rekomandoj të këshilloheni me pediatrin e fëmijës tuaj për të vlerësuar gjendjen dhe për të marrë trajtimin e duhur nëse kjo është e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti