Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha e djalit dhe qumeshti i lopes

Pershendetje doktoreshe, e kam djalin 9 muajsh, desha te di a eshte normale me peshen e tij, eshte 10 kg, dhe i gjate 74.5 cm, dhe a i ben mire qumeshti i lopes ne kete moshe? Deri tani e kam ushqyer me qumesht gjiri dhe qumesht Aptamil, i jap edhe ushqim por me duket sikur nuk shton si duhet ne baze te ushqimit qe konsumon, i ha te gjitha ushqimet qe i jap, ju faleminderit, ju uroj pune te mbare.

Albana Dervishanji (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Albana

Në përgjithësi pesha e lindjes trefishohet në fund të vitit të parë, atëherë llogaritjen bëjeni ju pasi nuk e di peshën e lindjes. Ju rekomandoj të përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Sipas rekomandimeve shëndetsore foshnja deri në moshën 12 muajshe duhet të ushqehet me qumësht gjiri ose qumësht formule për foshnje. Nuk e mohoj se për shkaqe të ndryshme shumë prindër foshnjet e tyre në moshën pas 6 muajshe fillojnë ti ushqejnë me qumësht të zakonshëm (qumësht komercial). Nëse ata e bëjnë këtë, qumështi i foshnjes deri në moshën 2 vjeçare duhet të jetë yndyrë plotë (3,2%... 3,5%).

Çdo të mirë.

/komuniteti