Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Temperatura e vajzes

Pershendetje Vajza ime prej mbreme ka temperature duke i kaluar deri ne 38,6 nen sqetull. Jam shume ne merak sepse nuk po e di nga qka po i rritet se as nuk ka koll as diqka tjeter nuk po e verej qe ka ndonje problem tjeter. Qdo 8 ore po japi paracetamoll 125 mg. A duhet patjeter ta dergoj te pediatri apo te vazhdoj keshtu. Vajza eshte 11 muajshe. Faleminderit

Lendita Haxhijaj (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Lendita,

Kur temperatura rritet deri në 38,5oC në fillim këshillohet të bëjë banjë me ujë të vakët ose të mbulohet me kompresa të lagura. Nëse temperatura është mbi këtë nivel (>38,5oC ) përdoren barna siç është paracetamoli në formë të sirupeve ose qirave (10-20 mg/kg). Bari duhet të përdoret në sasi të caktuar dhe çdo 4 deri në 6 orë që të jetë efikas.

Nëse temperaura është mbi 40 oC psh. në këto raste duhet kërkuar urgjentisht ndihmë mjekësore.

Ju uroj çdo të mirë.

Lendita Haxhijaj (13 vite më parë)
faleminderit shume per pergjigjen

/komuniteti