Sasia e kripes te bebi
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi
Përshëndetje Edita,
Në gjashtë muajt e parë të jetës, foshnjes i mjafton më pak se 1 g kripë, të cilën e merr nga qumështi i nënës apo ushqimi i gatshëm, në muajt 7 dhe 12 mjafton 1g kripë, përderisa fëmijët nga 1 gjer në 3 vjeç kanë nevojë më pak se 2 g kripë në ditë.
Nëse pregatitni ushqim i cili piqet në furrë, sasia e përgjithshme për tërë ushqimin do të duhej të përmbajë në mes të ¼ të lugës së kafesë dhe një luge supe. Për supat dhe ushqimet e ziera sasia e lejuar është ¼ gjer në 1 lugëz e kafesë, natyrisht për tërë ushqimin, sepse nuk duhet asnjëherë që fëmiut ti kriposni ushqimin në veçanti. Gjithashtu, nëse pregatitni për vogëlushin pure apo sallatë nga perimet nuk keni nevojë që ti shtoni kripë.
Gjithë të mirat.
(13 vite më parë)
Flm shumm dr selimi..


Pershendetje doktor, kam bebin 8 muaj jetoj ne londer dhe ketu ka djath per bebe vjen si fishta jo shume te gjate dhe kishin ne permbajtje 0.4 g krip, une ja qes ne perime dhe ja bluaj, ketu pediatri me tha tja jap po di mendoni ju dhe sa here ne jave mundem mi dhene? ju pershendes.