Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha e djalit

Pershendetje doktor, Kam djalin dy muajsh kur ka lindur ka pas peshe 3600 gjatesi 53, kurse tani qe i ka dy muaj peshon 6740 gjatesia 60, perimetri i kokes 38, e ushqej vetem me qumesht gjiri asnjehere nuk i kam dhene shtese vetem me gji e kam ushqyer. Ju lutem doktor me tregoni a ka shume peshe djali per moshen qe e ka, ju lutem me keshilloni se jam pak e shqetesuar. Ju falenderoj

Nesa Flu (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Nesa

Parametrat e fëmijës tuaj janë normale për moshën që ka. Unë ju rekomandoj të përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Çdo të mirë.

/komuniteti