javë pas jave
Përshëndetje Albina,
Pas trajtimit medikamentoz (por edhe gjatë trajtimit), duhet ti kushtosh kujdes mënyrës së larjes së vajzës tënde sidomos pas jashtëqitjes. Jashtëqitja nuk duhet të prekë organët gjenitale të saj, dhe larja duhet të bëhet nga hyrja e vaginës së vajzës për në drejtim të anusit. E kundërta, bën që bakteri i esheria-kolit të kaloj nga anusi në hyrje të vaginës apo të uretrës.
Disa këshilla të përgjithshme për tu mbrojtur nga esheria koli.
- Mishi duhet të gatuhet shumë mirë, që do të thotë se duhet të përpunohet i zjerrë.
- Qumështi apo lëngjet, duhet të jenë të pasterizuara.
- Zarzavatet kryesisht ato të gjelbërta duhet të lahen shumë mirë. Larja ndihmon në mbrojtje.
- Enët duhet të lahen në mënyrë korrekte, me ujë të nxehtë dhe sapun.
- Ushqimet duhet të konservohen mirë.
- Higjena e duarve është kryesore. Laji duart me ujë të ngrohtë dhe sapun pasi ke shkuar në tualet, përpara përgatitjes së ushqimeve, pas përgatitjes së ushqimeve dhe pas prekjes së kafshëve. Laji duar rregullisht.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktor. Vajza ime 13 muajshe, ka problem ne vazhdimesi me escherichia coli, ne momentin qe kryen antibiotikun, pas nje ose dy jave perseri i shfaqet. Pervec antibiotikut qe ka marr ne baz te antibiogramit, i japim caj "brusnica", aronia, kamomile etj. I kemi bere edhe eho te abdomenit tri her edhe veshkat jane ne gjendje te mire. Kerkoje ndonje keshille profesionale nga ana juaj, apo ndonje keshille nga pervoja qe keni pas me heret me escherichia coli. Ju Faleminderit.