Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Qumeshti alpsko

Pershendetje, desha te ju pyes djali i ka 6 muaj dhe vendosa ti jap pak qumesht alpsko 1.6, sepse qumeshti i gjirit mu ka ndalur ne muajin e 4-te dhe prej muajit 4 jam duke i japur aptamil por asnjehere nuk e ka pire me qef vetem me zor vetem kur ka qene i uritur shume e ka pire, dhe shume po ja kenda qumeshtin alpsko, por shume po vuan nga kapslleku cfare te bej me tregoni sa duhet te jete perqindja e qumeshtit?

Valmira Shala (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Valmira,

Sipas rekomandimeve shendetesore foshnja deri ne moshen 12 muajshe duhet te ushqehet me qumesht gjiri ose qumesht formule per foshnje. Nuk e mohoj se per shkaqe te ndryshme shume prinder foshnjet e tyre ne moshen pas 6 muajshe fillojne ti ushqejne me qumesht te zakonshem (qumesht komercial).

Nese ju e beni kete atehere, qumeshti i foshnjes deri ne moshen 2 vjecare duhet te jete yndyre plote (3,2 %... 3,5 %). Qumeshtit te ketille duhet shtuar sheqer kur foshnja qe pin kete qumesht ka probleme me konstipacion (kapsllek). Por gjithsesi konsultohuni me pediatrin e femijes tuaj paraprakisht!

Gjithe te mirat.

/komuniteti