Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Mungesa e oreksit

Pershendetje. kam vajzen 16 muajshe. Me perapara hante shume mire dhe ka shtuar shume mire ne peshe, mirepo po behen nja dy muaj qe nuk ka oreks fare. une i jap per te ngrene, ajo sa shikon ushqimin ben sikur i vjen per te vjelle. Me lufte shume te madhe mund ti fus ndonje luge ne goje. Do vetem te haje biskota te embla, ose buke me veze te skuqur siper kotolete ndonjehere. Nuk di si tia bej sepse nuk e mbaj dot gocen pa ushqim. Mund te me rekomandoni ndonje shurup apo multivitamin qe ndihmon ne oreks? Flm.

Adre Tirane (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Rea

Problemet me të cilat ju ballafaqoheni janë probleme jo të rralla edhe të nënave të tjera. Ushqimi megjithatë duhet të paraqet një lloj argëtimi dhe jo imponimi.

Jo rastësisht rekomandohet që fëmijët mundësisht të ushqehen në shoqërim të bashkë familjarëve ose edhe të bashkë moshatarëve duke respektuar dëshirën e tyre në përzgjedhjen e llojit të ushqimit dhe mënyrës së të ushqyerit.

Paraprakisht duhet të hulumtohen, të përjashtohen ose trajtohen problemet e vërteta shëndetësore si anemia, infeksionet, etj.

Për qëllime terapeutike të diskutuara fëmija suplementohet edhe me pika multivitaminoze. Vitaminat zëvendësojnë mikroelementet që fëmija nuk i merr kur nuk ushqehet mirë. Por rreth emrave farmaceutik më vjen keq, nuk mund tju rekomandoj ndonjë në veçanti.

Gjithë të mirat.

Deni Den (11 vite më parë)
edhe une kam te njejtin problem me vajzen 23 muajshe.nuk me han asnje gje...pin qumesht gjiri akoma por per gjelera e ushqime te tjera asgje,
Eli Selmani-rexhepi (12 vite më parë)
Edhe une kam vajzen 16 muajshe dhe ka gati 4 muaj qe kam problem me te. Kur ka qene 6 muajshe ishte 8.700 kg ndersa qe nga mosha 1 vjeqare ka peshen e njejte - rreth 11.00 kg. Edhe une si ju jam ne hall me vajzen time rreth dhenies se ushqimit, shpresoje se do te jete faze kaluese..
Egzona Mushica-hoti (13 vite më parë)
rea te njejtin problem kam edhe une ma vajzen time 16 muajshe nuk han sa duhet vetem keksa me qumsht,sup asgje tjeter lloj lloj gjera i pregadis ashtu duhet tja hedh se nuk han me ka mbet vajza 10.500kg jam duke ja perdr edhe siruin pikovit por asnje efekt nga nje her si i teket kan nga nje goj kafshat buk.jam ne hall edhe un me vajzen time

/komuniteti