Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Te vazhdoj apo ta ndaje prej gjirit djalin?

E nderuar pershendetje per ju, kam nje pyetje. Kam djalin 14 muajsh e kam pas me grip keto dite ska ngrene asgje fare por e kam nje hall me te e kam ne gji ende edhe kur eshte shendosh spo han asgje se veq gji don. Cfare me keshilloni tja largoj gjirin apo ta mbaj ende por problemi eshte se e dhe mua me ka lodhh shummmme edhe ne peshe kam ra po edhe cdo mengjes kur zgjohem gjithe trupi me dhemb se gjithe naten do te pije gjii mos me ja dhene veq qan, nese me keshilloni me ja largu gjirin a ben ti jap qumesht lope? Ju falemderit shume qe ndani kohen per mua.

******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Shqipe!

E kuptoj qe ky eshte nje moment i veshtire dhe i lodhshem per ty, por shkeputja e femijes ne kete moment nga gjiri do te ishte e gabuar. Ju besoj keni filluar ushqime te tjera dhe gjiri i ofron atij me shume afeksion sesa ushqim. Perpiquni qe lodhjen ta ndani edhe me te afertit tuaj ne menyre qe ta kaloni kete moment.

Gjithe te mirat.

******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)
flm e nderuar

/komuniteti