Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sa herë duhet ta ushqej beben tim?

Pershendetje doktoreshe.


Jam nje nene e re dhe kam nje vajze dy javeshe. Vajzen e ushqej me qumesht gjiri dhe me qumesht artificial sepse nuk kam shume sasi qumeshti gjiri. Pyetja eshte sa here duhet ta ushqej femijen tim dhe a duhet ta zgjoj kur duhet ti jap per te pire apo te pres sa te zgjohet vete dhe te kerkoj te pije? Pres pergjigjen tuaj sepse jam ne merak mos nuk po ushqehet mire bebja ime.


Faleminderit!

Ana (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Ana!

Nje i porsalindur ushqehet sa here qe deshiron 6 javet e para dhe alterin e qumeshtit artificial me gjirin do te jeni ju qe do ta vendosni ne varesi te faktit nese bebja eshte ngopur ose jo!

Ndersa per te gjykuar nese po veproni drejt ose jo, eshte peshorja qe do ta vendose. Jeni duke vepruar drejt nqs bebi shton te pakten 30 gr ne dite.

/komuniteti