Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kolla tek foshnja

Pershendetje Dr Niketa!


Bebi im ka 3 dite qe ka nje kolle me sekrecione te cilat kur kollet e bllokojne edhe nuk e lejojne qe te me thithe dhe gjoksin sic e thith zakonisht. Kerkoj nje keshille nga ana juaj, cfare mjekimi mund ti perdor pasi ai eshte i vogel 1 muaj e gjysem. Mjeku tek i cili e vizitoj eshte me pushime. Nje mjek tjeter pasi e vizitoi, tha qe e ka te laringut dhe me tha ti perdor shurup ketotifen. Sot ia fillova shurupin ka pak permiresim, nje pergjigje nga ana juaj do me qetesonte shume.


Faleminderit per kohen qe na kushtoni.

Eli (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Eli!

Ju e keni bere konsulten tashme!

Ndoshta mund te perdorni edhe sol. fiziologjik nese hunda eshte e bllokuar, ose ti beni inhalacion me fiziologjik per hollimim e sekrecioneve, por per kete te dytin duhet aparat per inhalacion te cilin mund ta bleni ne farmaci.

Ada Rejana <3 (12 vite më parë)
po si ta gjejm linkun

/komuniteti