Rrjedhja e gjirit pas lindjes
Rita
(15 vite më parë)
Pershendetje Rita!
Kjo qe po ndodh me ju eshte diçka normale edhe pse diçka e sikleteshme.
Sasia e qumeshtit shtohet gradualisht dhe kjo eshte normale.
Per te evituar rrjedhjen perdorni tamponet qe shiten ne farmaci dhe njekohesisht evitoni ushqimet e embla qe shtojne sasine e qumeshtit.
Mund te perdorni edhe mbajtese gjinjesh pak te shtrenguara qe te kufizojne sekretimin e qumeshtit dhe kompresa te ftohta qe te reduktojne prodhimin e tij.
Vendoseni beben ne gji shpesh dhe ne te dy gjinjte.
Shpresoj qe keshillat e mia t`ju kene ardhur sadopak ne ndihme!
Pershendetje Dr. Niketa, desha t`ju pyes ne lidhje me rrjedhjen e gjirit, kam lindur qe 2 jave, qumeshti ne gji po me vjen ne sasi te madhe, dhe po me rrjedhin gjinte çdo 2 ore, nuk mund te rri rehat, gjithçka qe po vesh po me behet me shenja te medha qumeshti dhe vazhdimisht po duhet ti nderroj teshat, po perdore lecka dhe pambuk, por eshte e kote, e kam pompen ne shtepi por nuk di a ta perdore apo jo sepse e di qe thithja e stimulon ardhjen e gjirit edhe me shume, a ka ndonje zgjidhje, deri kur do te zgjase keshtu? Faleminderit, gjithe te mirat.