Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Djali me djersitet shume

Psh doktorr kam nje djal 4 vjeq djersitet shum diten dhe naten por mese shumti diten pak me lujt edhe ne dhom me qen djersitet trupi shpesh her akull i rri gjat djersitjes edhe si he 150m thot mami u lodha po une prap mezor e la me hec tash qe nje jav edhe bubat ne bark mikan dal qa duhet te ndermarr per keto dy gjera pres pergj

Suzana Mehanja (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përsheëdetje Suzana,

Djersitja zakonisht është normale te fëmijët por nëse është e tepërt duhet të vlerësohet gjendja. Mund ta diskutoni këtë me pediatrin e fëmijës tuaj gjatë vizitës tuaj të ardhshme. Në lidhje me bubat në bark shkaktarët e mundshëm janë ushqimi nga mishi i papërpunuar/papjekur apo gjysmë i papërpunuar ose nga mishi i peshkut, dredhëzat dhe këpurdhat e egra të papastruara, konsumimi i pemëve, i perimeve të papjekura apo i sallatës së papjekur, infektimi përmes artikujve të krimbur - myku nga pluhuri. Tek kontakti i drejtëpërdrejtë i fëmijëve me bashkëlojtarët e tyre të lojërave, krimbat kanë kontakt direkt me ektremitetet e njerëzve dhe shtazëve.

Duhet vizituar fëmijën tek mjeku dhe më pas ti bëhen kontrollat (me analiza të duhura) në bazë të së cilave mjeku e konstaton problemin dhe llojin se cfarë infektimi është, atëherë ai ju propozon terapinë e duhur.

Gjithë të mirat.

Suzana Mehanja (13 vite më parë)
flm shum doktor me keni ndihmuar ti lidh disa gjera

/komuniteti