Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Herni

E nderuara dr. Niketa kam nje djale 4 muajsh e 2 jave ka herni ose si e njohim ne (bruh) eshte i enjtur ne anen e majte deri ne testise poshte me kane thene qe duhet ta operoj mirepo tani per tani jam duke e kthyer ne vend ate atje apo si te them ate pjese te zorres duke e futur brenda me dore duke bere nje masazh te lehte mbi te mirepo ajo qka po me brengos me se shumti eshte pesha e femijes tim i cili po duket i dobet ai tani ka 7.200 gr i gjate 63 cm a eshte normale kjo peshe apo jo? Pres nje pergjigje se shpejti flm shumeeee.

Venera (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Venera!

Hernia qe ka bebja juaj eshte hernie scrotale dhe duhet te operohet pasi reponimet e shpeshta mund te demtojne zorren.

Persa i takon peshes, me duket nje peshe me se normale edhe pse nuk e di peshen e lindjes se bebes.

Keshillohuni me pediatrin tuaj dhe merrni vendimin me te drejte per shendetin e foshnjes suaj!

Venera (15 vite më parë)
Pesha kur ka lindur ka qene 3.300kg dhe gjatesia 52cm pediatri me thote qe duhet te operohet mirepo te presim deri ne muajin e 6, nese mund te presim nese foshnja nuk ka ndonje problem dhimbje apo dicka tjeter. Dg qe ka dhene mjeku eshte kjo haernia inguinscrotalis 1 sin. Flm shume per kohen qe keni ndare per mua.

/komuniteti