Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ngercet te bebet

Prsh dr desha me dite nga cka shkaktohen ngercet te i posalinduri, sa zgjasin, a jane te demshme dhe si mund te largohen?

Dita Dita (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Dita,

Shkaktari i vërtetë i paraqitjes së ngërçeve nuk dihet, por egzistojnë disa teori të pavërtetuara të shkaktarëve të ngërçeve:

- foshnja nuk e duron qumështin (foshnjat që ushqehen me gji kanë ngërçe njejtë sikurse foshnjat që ushqehen me ushqim artificial)

- trakti i zorrëve nuk është mjaft i zhvilluar dhe ndodhin spazmat (ngërçet e zorrëve)

- e pranishme është baraspesha e parakohshme hormonale

- foshnja thith shpejtë, mbushet me ajër i cili futet në zorrë dhe shkakton ngërçe

- i sapolinduri ka temperament të rëndë, foshnja hipertonike qan shpesh dhe është e shqetësuar

- sistemi nervor i foshnjes është shumë i ndjeshëm në botën e jashtme dhe përjeton shumë stimulime

Zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes.

Për të mësuar më shumë rreth qetësimit të tyre, të rekomandoj të lexosh artikujt në linqet e mëposhtme:

http://www.bebaime.com/neonatologjia/menyra-per-te-qetesuar-ngercet-e-foshnjave

http://www.bebaime.com/neonatologjia/keshilla-per-qetesimin-e-ngerceve-tek-foshnjat

Gjithë të mirat.

Dita Dita (13 vite më parë)
Shum faleminderit.

/komuniteti