Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi i djalit

Pershendetje. kam djalin 1 vjet. Para tri dite po ka barkqitja dhe temperature, mirepo nuk po han asgje, jam shume ne merak. Qfare ushqimesh eshte e preferushme ti jap kur te ka barqitje

Lendita Haxhijaj (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Lendita,

Per rregullimin e jashteqitjes duhet perdorur permiresues te flores bakteriale te zorreve si caps. Flonivin BS ose flakone Lactis B Complex (te dyja keto sipas rekomandimeve per moshen e foshnjes suaj).

Trajtimi me i qelluar i barkqitjes eshte ai dietetik. Varesisht nga mosha ndryshon edhe qasja dietetike. Tek mosha mbi 4-6 muaj mund te ipet "uje orizi", molle, banane. Mbi kete moshe rekomadohet "BRAT" dieta (banana, rice, apple, tea - banane, oriz, molle, qaj kaqeje). Ne kete moshe dieta baze eshte edhe mosperdorimi i qumeshtit te zakonshem gjegjesisht perdorimi i qumeshtit pa laktoze.

Nese temperatura e matur nen sqetull e kalon 38,5 atehere duhet ordinuar Paracetamoli ne dozat perkatese per peshen gjegjesisht moshen e foshnjes. Ne nderkohe gjithsesi duhet kontaktuar pediatri, per te vleresuar gjendjen e vajzes tuaj dhe per te marrë trajtimin adekuat.

Gjithe te mirat.

/komuniteti