Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Sa here duhet ti japesh me pi nje bebeje?

Pershendetje ,doja te pyesja sa here ne dite duhet ti japesh me pi qumesht nje bebeje te porsalindur, dhe per sa minuta duhet ti japesh ne nje here, po uje ne ca muaji i jepet? ju faleminderit.

Evva Natura (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Evva,

Sa me shpesh. Sa më shpesh që ta ushqeni aq më shumë do të dalë qumësht nga gjiri juaj. Të ushqyerit nga 15 min. Çdo herë që ta ushqeni, 8 deri në 12 herë mbrenda 24 orëve, është sasia e cila synohet. Ju duhet ta ushqeni foshnjën tuaj sa herë që të tregojë shenja të urisë siç janë shqetësimi apo aktiviteti i shpeshtuar, të kërkuarit e gjirit tuaj, etj. Qarja është shenja e fundit e urisë, me fjalë të tjera koha me ideale për ta ushqyer foshnjën tuaj është para se të fillojë të qajë.

Gjatë ditëve të para, shpesh do të duhet ta zgjoni foshjën tuaj për ta ushqyer dhe ai të flen përsëri në mes të ushqyerit. Si të fillojë foshnja juaj që të rri zgjuar për kohë më të gjatë, mund të krijoni një orar të ushqyerit çdo 1–3 orë (më rrallë gjatë natës kur ai fillon të flejë më gjatë).

Prisni gjashtë muaj para se ti jepni foshnjes ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë.

Gjithë të mirat.

Evva Natura (13 vite më parë)
kjo do te thot qe deri ne muajin e gjashte kam per ti dhen vetem qumesht dhe asgje tjeter,as per te henger

/komuniteti