Gjakderdhje nga hundet
Jeta Adii
(13 vite më parë)
Përshëndetje Arjeta,
Rrjedhja e gjakut nga hunda është normale për fëmijët e shëndetshëm, por disa mund ta përjetojnë këtë më shpesh se sa të tjerët. Hunda mund të fillojë të rrjedh gjak, kur një nga venat e vogla të rreshtuara në hundë shpërthen apo këputet. Në përgjithësi, kjo shkaktohet nga sjellja normale e fëmijëve, siç është kruarja e hundës, defektet e vështira të hundës apo traumat në hundë gjatë lojës. Kjo venë poashtu mund të këputet nëse fëmija ka futur diçka në hundë. Herë pas here, klima e thatë si shtëpia apo klasa shkollore e cila përdorë kondicioner ajri apo ngrohtëse, mund të shkaktojë që kanali i hundës të thahet, duke rezultuar me rrjedhje të gjakut nga hunda.
Gjithë të mirat.
Pershendetje kam femijen 18 muaj qe nga dje ka pasur gjakdergje ne mremje dhe sot ne mengjes peshen e ka normale dhe te gjitha ushqimet i konsumon pemet dhe permiet ku mundet me qen problemi ju lutem me ktheni pergjigjen jam ne merak faliminderit paraprakisht