Urina me ere te rende
Desa Desa
(13 vite më parë)
Pershendetje Briseida
Femijet e vegjel jane qenie shume komplekse, ata mund te semuren shume lehte. Nese vereni ere te rende urine, duhet te kontaktoni mjekun e femijes tuaj per tu konsultuar. Poashtu kontrolloni dhe simptomet tjera. Bebi juaj mund te mos konsumoje ushqim te balansuar apo mund te jete semuar. Shkaqet mund te jene te ndryshme: dehidrimi, diabeti, infeksioni urinar, zgjedhja e ushqimit, probleme me veshket, etj. Prandaj do ishte e udhes ta vizitoni djalin tek pediatri per te vleresuar gjendjen dhe per te marre trajtimin e duhur.
Mos neglizhoni, gjithe te mirat.
Pershendetje Dr. kam djalin 6 muajsh e gjysem. Prej 3 4 ditesh po ndjej sikur i vjen me shume era e urines. A mund te kete lidhje me ndonje semundje te mundeshme apo mos eshte qe i jap ushqime me te lloj llojta dhe ndoshta ndikon dhe kjo? Faleminderit.