Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Temperatura normale tek bebet

Pershendetje doktorr kam djalin 10 muaj dhe temp e ka 37.2 , sa eshte temp normale tek bebet apo femijet e vegjel dhe kur duhet te intervenohet me paracetamol ju pershendes?

(13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Edita,

Temperatura normale tek foshnjet e matur nën sqetull është 36,5-37,5 gradë celsius. Temperaturat mbi 37,5 mund të jenë lehtë të ngritura (deri në 38,4). Nëse temperatura e matur nën sqetull e kalon 38,5 atëherë duhet ordinuar Paracetamoli në dozat përkatëse për peshën gjegjësisht moshën e foshnjes.

Gjithë të mirat.

meti (12 vite më parë)
doktorr tpershendes dhe desha ta bej nje pyetje rreth femiut tim i cili ka dy muaj dhe tash ka mar vakcinen qe 6 dite dhe hala po ka temperatur dikun 38.4 ngajher i shkon pas mesnate 39.4, qfar duhet te bej pasi kan kalu nje jave qe po ju perseritet kjo gjendje. flm
(13 vite më parë)
Te falenderoj shumm dr.Selimi

/komuniteti