Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A duhet te ngopet vajza ime me qumeshtin e gjirit
Pershendetje e nderuar doja shume te dija prej jush vajzen e kam 3.5 muajshe deri tani vetem me qumesht gjiri dhe me ka shtuar goxha mire ne peshe 2 muajt e pare nga 1.300 kg ndersa muajin e trete 850 gram, ndersa tani qe eshte 3.58 muajshe shoh qe ka dite qe ajo nuk fle e qete gjate dites grindet mos valle nuk po ngopet me me qumeshtin e gjirit, jam ne merak do deshiroja shume nje pergjigje prej jush cfare mendoni, ambjentin e mbaj me kondicioner nuk e ka nga vapa, grindet edhe kur e kap gjoksin pranda mua me duket sikur nuk po ngopet me, sa ml duhet te pije nje beb i moshes se saj qe eshte me gji dhe sa eshte normale qe ajo te shtoje ne dite keto muajt e tjere qe eshte vetem me gji ?
Me respekt Marsida Elbasan
Marsida Ashiku (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Marsida

Për te kuptuar nëse fëmija juaj ngopet ose jo, duhet ta peshoni të paktën një herë në javë, fillimisht sa të siguroheni se po shton mirë. Nëse qumështi i gjirit është vërtetë i pamjaftueshëm, ju mund të vazhdoni ushqyerjen me qumesht shtesë. 

Për të kuptuar më mirë se ai mjafton fëmijës tuaj qumështi i gjirit, shenjat paralajmëruese, sa shpesh dhe çfarë sasie duhet të pijë, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/gjidhenja/si-mund-ta-kuptoni-nese-foshnjes-suaj-i-mjafton-qumeshti-i-gjiut-

Gjithë të mirat.

/komuniteti