Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Prej sa muajsh femija mund te qendroj ulur apo i mbeshtetur?

E kam femiun tim 3 muajsh. Eshte me pesh 5.900gr dhe gjatesi 59 cm, a eshte normal ky zhvillim, dhe prej kur mund ta le femin tim te mbeshtetur ne kulltuk apo gjetiu dhe prej sa muajsh femiu mund te qendroj ulur. Respekt dr.Koliqi

Nita Nita (13 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Nita

Unë ju rekomandoj të përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Zhvillimi psikomotorik është individual për çdonjërin nga fëmijët. Diapazoni kohor i qëndrimit ulur të foshnjeve është kryesisht në mes moshës 6-9 muajshe. 

Gjithë të mirat.

/komuniteti