Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Leukocitet e larta

Pershendetje. Djali im eshte 2 vjec dhe i bera nje analize gjaku. Ne pergjigje te analizes dolen keto rezultate Wbc 12.6 mcv 65 Rbc 5.45 mch 19.6 Hgb 10.7 mchc 30.1 Hct 35.5 rdv 15.2 Plt 528 mpv 7.1 Pct 375 pdw 10.8 Mund te me thoni ju lutem se nga se vjen niveli i larte i leukociteve? Femija im ka edhe parazite ndikon kjo dhe disa dite me perpara se te beja analizen kaloi nje gjendje gripi me temperature dhe pak kolle. Faleminderit

Manuela Imeraj (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Manuela,

Leukocitet e larta lajmërojnë se trupi është duke u përpjekur për të luftuar nga një infeksion apo sëmundje. Mund të jenë disa arsye për këtë rritje leukocitesh. Gjithsesi konsultohuni me pediatrin e fëmijës tuaj rreth rezultatit të analizës dhe për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti